Aksident në rrugën Prishtinë–Podujevë, pesë persona të lënduar
Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në rrugën Prishtinë–Podujevë. Lajmi është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë-Podujevë ka ndodhur një aksident trafiku…

Lajme
Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në rrugën Prishtinë–Podujevë.
Lajmi është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë-Podujevë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona”, ka deklaruar Ahmeti.
Sipas saj, me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal, i cili është duke e trajtuar më tej këtë aksident.
Gjendja shëndetësore e të lënduarve ende nuk është bërë e ditur./lajmi.net/