23 vjeçari ra në kontakt me rrymën, policia jep detaje rreth ngjarjes së rëndë në Gjilan

Një 23 vjeçar i komunitetit serb sot u lëndua rëndë derisa po punonte në Gjilan. Ai dyshohet se ka rënë aksidentalisht në kontakt me energjinë elektrike. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, detaje ka dhënë policia e Kosovës. Zëdhënësi për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani, tha për lajmi.net, se i riu është punëtor i një…

Lajme

18/08/2025 20:31

Një 23 vjeçar i komunitetit serb sot u lëndua rëndë derisa po punonte në Gjilan.

Ai dyshohet se ka rënë aksidentalisht në kontakt me energjinë elektrike.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, detaje ka dhënë policia e Kosovës.

Zëdhënësi për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani, tha për lajmi.net, se i riu është punëtor i një kompanie private.

Hashani deklaroi se për rastin është njoftuar edhe inspektorati i punës.

“Në vendin e ngjarjes ka dalur fillimisht një patrullë e policisë së Kosovës dhe më pastaj gjithashtu njesite relevante, zjarrefiksat, KEDS-i dhe mjekët nga emergjenca rajonale, për rastin është njoftuar edhe inspektorati i punës”, tha Hashani.

“Sipas hetimeve të para i lënduari me urgjencë është dërguar në spitalin rajonal këtu në Gjilan. Pas ndihmës së parë që i është ofruar në Gjilan i lënduari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë. Për rastin është informuar Prokurori i Shtetit i cili e ka urdhëruar policinë e Kosovës t’i hetojë rrethanat e këtij rasti të rëndë”, deklaroi ai.

Rasti po cilësohet si “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.