Memli Krasniqi publikon video nga droni të protestës: Faleminderit Kosovë!

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka publikuar video të incizuar nga droni të protestës së sotshme që u mbajt në përkrahje të çlirimtarëve. Një protestë madhështore, me mijëra qytetarë të ardhur nga krejt Kosova e diaspora, në përkrahje të çlirimtarëve dhe kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale, shkruan lajmi.net “Faleminderit Kosovë!”, shkroi Krasniqi në postimin e…

Lajme

07/08/2025 18:19

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka publikuar video të incizuar nga droni të protestës së sotshme që u mbajt në përkrahje të çlirimtarëve.

Një protestë madhështore, me mijëra qytetarë të ardhur nga krejt Kosova e diaspora, në përkrahje të çlirimtarëve dhe kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale, shkruan lajmi.net

“Faleminderit Kosovë!”, shkroi Krasniqi në postimin e ti.

Fjalime në këtë protestë patën: Hysni Gucati – kryetari i OVL-UÇK-së, Arbër Cacaj-  djali i dëshmorit të kombit, Nagip Cacaj, Nevenka Tromp ish – hetuesja e Hagës dhe Ali Ahmeti, – kryetari i subjektit shqiptar BDI në Maqedoni të Veriut./lajmi.net/