Nga VV vijojnë sulmet ndaj Thaçit dhe PDK-së: Qeveria i ka shpenzu 33 milionë euro për mbrojtjen e tyre, nëse doni më shumë, jepni milionat që i keni vjedh
Deputeti kontrovers nga Lëvizja Vetëvendosje, Dimal Basha ka dal me një reagim skandaloz. Basha që njihet për qëndrimet e tij skandaloze, ka sulmuar PDK-në dhe ish-presidentin, Hashim Thaçi, pikërisht në kohën kur po mbahet një protestë në përkrahje të çlirimtarëve, shkruan lajmi.net Ai doli me këtë reagim pas deklarimit të deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri,…

Lajme
Deputeti kontrovers nga Lëvizja Vetëvendosje, Dimal Basha ka dal me një reagim skandaloz.
Basha që njihet për qëndrimet e tij skandaloze, ka sulmuar PDK-në dhe ish-presidentin, Hashim Thaçi, pikërisht në kohën kur po mbahet një protestë në përkrahje të çlirimtarëve, shkruan lajmi.net
Ai doli me këtë reagim pas deklarimit të deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili tha se kjo protestë sot është edhe ndaj Qeverisë për mospagesë të plotë në mbrojtje të krerëve të UÇK-së.
Basha, si një deputet skandaloz, tha se Qeveria e Kosovës i ka dhënë 5 milionë euro vetëm për mbrojtjen e Hashim Thaçit.
Për të vazhduar eskalimin më shumë, ai iu vërsul PDK-së e Thaçit duke thënë: “Nëse ju duhen më shumë, jepni milionat që i keni vjedh, shitni ato hektarë tokë që i keni privatizu, ose shitni more ato villat milionëshe që i keni në Brezovicë!”.
Postimi i plotë:
I thërrasin qytetarët me kundërshtu Gjykatën, pastaj kqyrin me shfrytëzu turmën me sulmu Qeverinë! Prandaj s’ju beson kush më!
Në Hagë për të gjithë të mbrojturit nga Qeveria Kurti janë shpenzu total 33 milion euro, prej tyre 𝘃𝗲ç 𝗽ë𝗿 𝗺𝗯𝗿𝗼𝗷𝘁𝗷𝗲𝗻 𝗲 𝗛𝗮𝘀𝗵𝗶𝗺 𝗧𝗵𝗮ç𝗶𝘁 𝗷𝗮𝗻ë 𝘀𝗵𝗽𝗲𝗻𝘇𝘂 𝟱 𝗺𝗶𝗹𝗶𝗼𝗻 𝗲𝘂𝗿𝗼, edhe këta vazhdojnë me rrejtë se s’po paguan Qeveria!
Nëse ju duhen më shumë, jepni milionat që i keni vjedh, shitni ato hektarë tokë që i keni privatizu, ose shitni more ato villat milionëshe që i keni në Brezovicë!