Rama vijon postimet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike: Po si mund të futet në bark i tërë trotuari

Kryeministri Edi Rama ka vijuar publikimin e rasteve të bizneseve që kanë zaptuar trotuarin. Së fundmi kreu i qeverisë ka postuar pamjet e prishjes së një strukture metalike të lokalit që kishte zaptuar të gjithë trotuarin, ndërsa nuk bëhet me dije vendndodhja e tij. “Po si mund të futet në bark i tërë trotuari deri…

Lajme

06/08/2025 20:11

Kryeministri Edi Rama ka vijuar publikimin e rasteve të bizneseve që kanë zaptuar trotuarin.

Së fundmi kreu i qeverisë ka postuar pamjet e prishjes së një strukture metalike të lokalit që kishte zaptuar të gjithë trotuarin, ndërsa nuk bëhet me dije vendndodhja e tij.

“Po si mund të futet në bark i tërë trotuari deri tek bordura. Vazhdojmë”, shkruan kryeministri në Facebook.

Kujtojmë se prej 1 muaji vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara nga ndërtime pa leje, kryesisht struktura metalike apo çadra të vendosura nga lokalet në trotuare.