Aksidenti hekurudhor në Riedlingen të Gjermanisë, konsullata në Shtutgart njofton se nuk ka kosovarë mes viktimave apo të lënduar

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur dje në Riedlingen, në landin Baden-Württemberg ku një tren me rreth 100 pasagjerë ka doli nga shinat si pasojë e një rrëshqitjeje dheu të shkaktuar nga shirat e rrëmbyeshëm. Nga ky aksident nuk ka asnjë viktimë e as të lënduar nga Kosova, ka njoftuar konsullata e Republikës së…

Lajme

28/07/2025 09:05

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur dje në Riedlingen, në landin Baden-Württemberg ku një tren me rreth 100 pasagjerë ka doli nga shinat si pasojë e një rrëshqitjeje dheu të shkaktuar nga shirat e rrëmbyeshëm.

Nga ky aksident nuk ka asnjë viktimë e as të lënduar nga Kosova, ka njoftuar konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart.

“Lidhur me aksidentin hekurudhor të ndodhur afër qytetit Riedlingen në Baden-Württemberg, ku një tren rajonal me rreth 100 pasagjerë ka dalë nga shinat duke shkaktuar viktima dhe të lënduar, ju njoftojmë se Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane. Aktualisht, nuk ka konfirmim zyrtar që ndonjë shtetas i Republikës së Kosovës ndodhet në mesin viktimave apo të lënduarve, por jemi në pritje të informacioneve shtesë nga autoritetet përkatëse. Lusim të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë nevojë për ndihmë, të kontaktojnë në numrin emergjent: 📞 +49 152 37337814”, thuhet në njoftimin e konsullatës. /Lajmi.net/ 

Njoftimi i plotë: