Arrestohet një person në Prizren, gjuajti me armë në një aheng

Një person është arrestuar në fshatin Korishë të Prizrenit mbrëmjen e 26 korrikut, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar. Sipas njoftimit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rreth orës 22:45, i dyshuari – një mashkull me shtetësi kosovare – kishte shtënë me një armë automatike të llojit AK-47. Nga vendi…

Lajme

27/07/2025 09:36

Një person është arrestuar në fshatin Korishë të Prizrenit mbrëmjen e 26 korrikut, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar.

Sipas njoftimit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rreth orës 22:45, i dyshuari – një mashkull me shtetësi kosovare – kishte shtënë me një armë automatike të llojit AK-47. Nga vendi i ngjarjes janë sekuestruar një armë me 10 fishekë dhe janë gjetur katër gëzhoja, transmeton lajmi.net

Pas arrestimit, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit./Lajmi.net/