Ukraina propozon negociata të reja me Rusinë javën e ardhshme – e konfirmon Zelensky
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se vendi i tij i ka propozuar Rusisë që të zhvillojnë një raund të ri negociatash javën e ardhshme. Ai tha se qëllimi i këtyre bisedimeve është arritja e një armëpushimi, transmeton lajmi.net Sipas Zelenskyt, Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, Rustem Umerov, ka dorëzuar propozimin…

Bota
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se vendi i tij i ka propozuar Rusisë që të zhvillojnë një raund të ri negociatash javën e ardhshme.
Ai tha se qëllimi i këtyre bisedimeve është arritja e një armëpushimi, transmeton lajmi.net
Sipas Zelenskyt, Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, Rustem Umerov, ka dorëzuar propozimin dhe tani pritet përgjigjja nga pala ruse. Ende nuk është caktuar një datë konkrete për takimin.
Në anën tjetër, presidenti amerikan Donald Trump i ka dhënë Rusisë një afat prej 50 ditësh për të ndalur luftën në Ukrainë, duke paralajmëruar sanksione të reja nëse kjo nuk ndodh.
Negociatat mes dy vendeve janë përpjekje për të gjetur një zgjidhje përfundimtare për përfundimin e luftës që ka zgjatur mbi dy vjet./lajmi.net/