U kap “mat” në koncert duke përqafuar punonjësen e tij, Andy Byron jep dorëheqje nga kompania “Astronomer”
Drejtori ekzekutiv i kompanisë teknologjike “Astronomer”, me seli në New York, Andy Byron, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij pas një incidenti të publikuar së fundi, ku ai u pa duke përqafuar një punonjëse të kompanisë gjatë një koncerti të grupit “Coldplay”. Lajmin e konfirmoi vetë kompania përmes një postimi në LinkedIn të shtunën,…

ShowBiz
Drejtori ekzekutiv i kompanisë teknologjike “Astronomer”, me seli në New York, Andy Byron, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij pas një incidenti të publikuar së fundi, ku ai u pa duke përqafuar një punonjëse të kompanisë gjatë një koncerti të grupit “Coldplay”.
Lajmin e konfirmoi vetë kompania përmes një postimi në LinkedIn të shtunën, duke bërë të ditur se Bordi i Drejtorëve ka pranuar dorëheqjen dhe tashmë ka nisur procesin për të gjetur pasuesin e tij në këtë rol të rëndësishëm, transmeton lajmi.net
“Siç kemi thënë më parë, ‘Astronomer’ është e përkushtuar ndaj vlerave dhe kulturës që e kanë udhëhequr kompaninë që nga fillimi. Udhëheqësit tanë pritet të jenë shembull në sjellje dhe përgjegjësi. Së fundmi, ky standard nuk është përmbushur”, thuhet në deklaratën zyrtare të publikuar nga kompania.
Të premten, “Astronomer” njoftoi se Pete DeJoy, bashkëthemelues dhe shef i produktit, do të marrë detyrën e drejtorit ekzekutiv të përkohshëm, derisa të emërohet një drejtues i ri.
Ngjarja ka ngjallur debat rreth etikës në vendin e punës dhe sjelljes së drejtuesve në situata publike, duke e vënë kompaninë në qendër të vëmendjes së mediave amerikane./lajmi.net/