Punë e kryer: Rashford tek Barcelona!

Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, ka raportuar se Marcus Rashford po transferohet tek Barcelona. Sipas tij, tashmë është arritur një marrëveshje verbale në parim mes të gjitha palëve, dhe klubi katalanas është duke planifikuar testet mjekësore në ditët në vijim, transmeton lajmi.net Marrëveshja është në formën e huazimit me opsion blerjeje, ndërsa detajet përfundimtare…

Sport

19/07/2025 17:45

Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, ka raportuar se Marcus Rashford po transferohet tek Barcelona.

Sipas tij, tashmë është arritur një marrëveshje verbale në parim mes të gjitha palëve, dhe klubi katalanas është duke planifikuar testet mjekësore në ditët në vijim, transmeton lajmi.net

Marrëveshja është në formën e huazimit me opsion blerjeje, ndërsa detajet përfundimtare po finalizohen gjatë ditës së sotme.

Pas kësaj, Manchester United pritet të autorizojë udhëtimin e Rashford në Spanjë.

Ky është një zhvillim i madh në merkaton verore, dhe nëse gjithçka shkon sipas planit, sulmuesi anglez do të vishet kuqeblu për sezonin e ardhshëm./lajmi.net/