“Nuk do të dorëzohemi!” – Kancelari gjerman Merz i dërgon mesazh sfidues Putinit
Në një deklaratë të shkurtër por me ton të vendosur, kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, i ka dërguar një mesazh të qartë presidentit rus Vladimir Putin, duke theksuar qëndrueshmërinë dhe unitetin e Perëndimit përballë agresionit rus. “Kam një mesazh për Presidentin Putin. Dhe është mjaft i thjeshtë: Ne nuk do të dorëzohemi”, u shpreh Merz…

Bota
Në një deklaratë të shkurtër por me ton të vendosur, kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, i ka dërguar një mesazh të qartë presidentit rus Vladimir Putin, duke theksuar qëndrueshmërinë dhe unitetin e Perëndimit përballë agresionit rus.
“Kam një mesazh për Presidentin Putin. Dhe është mjaft i thjeshtë: Ne nuk do të dorëzohemi”, u shpreh Merz gjatë një paraqitjeje publike, në një kohë tensionesh të larta ndërkombëtare dhe kërcënimeve të vazhdueshme nga Kremlini, transmeton lajmi.net.
Kancelari gjerman theksoi se demokracitë perëndimore do të qëndrojnë të bashkuara përballë kërcënimeve dhe nuk do të lejojnë që agresioni të ndryshojë kursin e tyre strategjik. Ai gjithashtu bëri të ditur se Gjermania planifikon të blejë një sistem mbrojtës amerikan të tipit Patriot, për t’ia transferuar Ukrainës si ndihmë në luftën kundër pushtimit rus.
Deklarata e Merz ka ngjallur reagime të shumta në skenën ndërkombëtare dhe konsiderohet si një mesazh i qartë për përshkallëzimin e mbështetjes ndaj Ukrainës dhe përballjen direkte me politikën agresive të Rusisë./lajmi.net/