Një tjetër moment i pakëndshëm, kësaj radhe në Aeroportin e Londrës – Brigitte Macron refuzoi dorën e burrit të saj kur zbriti nga avioni
Presidenti francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij Brigitte kanë tërhequr sërish vëmendjen e mediave pas një momenti tjetër të sikletshëm publik, më pak se dy muaj pas një situate të ngjashme në Vietnam. Macron dhe Brigitte mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar për një vizitë shtetërore tre-ditore. Me të mbërritur në Aeroportin e Forcave Ajrore…

ShowBiz
Presidenti francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij Brigitte kanë tërhequr sërish vëmendjen e mediave pas një momenti tjetër të sikletshëm publik, më pak se dy muaj pas një situate të ngjashme në Vietnam.
Macron dhe Brigitte mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar për një vizitë shtetërore tre-ditore. Me të mbërritur në Aeroportin e Forcave Ajrore Mbretërore Northolt në Londër, kamerat kapën presidentin duke u përpjekur ta ndihmonte gruan e tij të zbriste shkallët e aeroplanit, duke i ofruar asaj një dorë.
Megjithatë, Brigitte vendosi të kapej pas parmakut dhe e injoroi dorën e tij të shtrirë. Edhe pse në fillim as nuk e shikoi, shpejt i buzëqeshi.
@dailymail French President Emmanuel Macron was ignored by his wife Brigitte as they arrived in Britain for a three-day state visit. Brigitte avoided Macron’s hand, instead holding a rail as she walked down – leaving Mr Macron to awkwardly drop his hand, before kissing Princess Katherine’s hand. Read the full story on DailyMail.com #france #president #news #world ♬ original sound – Daily Mail
Sipas ekspertëve të leximit të buzëve që ndoqën ngjarjen, Brigitte dukej sikur pëshpëriste diçka si: “Dégage, espèce de loser” – që përkthehet si: “Dil jashtë, humbës”. Ata u pritën në aeroport nga Princi William dhe gruaja e tij Kate Middleton, dhe princi foli shkurt me Macron dhe i shtrëngoi dorën.
Kujtojmë se në fillim të këtij viti në Hanoi të Vietnamit, një moment i ngjashëm u kap kur Brigitte, menjëherë pasi zbriti nga avioni, i kapi fytyrën Macron me të dyja duart dhe e shtyu prapa. Në atë kohë, Presidenti Macron u përpoq ta minimizonte incidentin, duke pretenduar se ishte një shaka dhe se ata thjesht po bënin shaka me njëri-tjetrin.
Këto situata tërhoqën edhe një herë shumë vëmendje nga publiku dhe media, dhe nxitën komente të ndryshme rreth marrëdhënies së tyre në publik