Sot varroset i mituri i dytë nga vetaksidenti në Treboviq të Pejës
Gjatë ditës së djeshme ka vdekur edhe personi i dytë nga vetaksidenti që ndodhi më 2 korrik në fshatin Treboviq të Pejës. Viktima e dytë është Florant Murati Çeku. Sipas faqes në Facebook, që e mban emrin e fshatit, varrimi i 15 vjeçarit do të bëhet sot me fillim nga ora 17:00, në varrezat e…

Lajme
Gjatë ditës së djeshme ka vdekur edhe personi i dytë nga vetaksidenti që ndodhi më 2 korrik në fshatin Treboviq të Pejës.
Viktima e dytë është Florant Murati Çeku.
Sipas faqes në Facebook, që e mban emrin e fshatit, varrimi i 15 vjeçarit do të bëhet sot me fillim nga ora 17:00, në varrezat e këtij fshati.
Në këtë vetaksident ka vdekur edhe i riu Metlind Neziri, derisa në QKUK si pasojë e lëndimeve të rënda po trajtohet edhe një person tjetër.