Vdes Naim Ymeri, ish-epror i lartë i UÇK-së në Zonën e Nerodimes

Ish-ushtari i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Ymeri, ka vdekur sot. Ai ishte epror i lartë në Zonën Operative të Nerodimes në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, shef i G1 personelit, pas luftës shërbeu në Forcën e Sigurisë së Kosovës deri në pensionim, si dhe pas pensionimit ishte veprimtar i devotshëm i degës së…

Lajme

08/07/2025 09:43

Ish-ushtari i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Ymeri, ka vdekur sot.

Ai ishte epror i lartë në Zonën Operative të Nerodimes në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, shef i G1 personelit, pas luftës shërbeu në Forcën e Sigurisë së Kosovës deri në pensionim, si dhe pas pensionimit ishte veprimtar i devotshëm i degës së Partisë Demokratike të Kosovës, siç ka bërë të ditur Drenica Online.

“Naimi do të kujtohet përherë si ushtar i lirisë, simbol i qëndresës dhe përkushtimit ndaj atdheut, një hero i gjallë që me jetën dhe veprën e tij la gjurmë të pashlyeshme në kujtesën tonë kolektive. Ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Ymeri, miqve dhe bashkëluftëtarëve. LAVDI JETËS DHE VEPRËS SË NAIM YMERIT! PUSHOFTË NË PAQE!”.