Stresi ndez rrjetin me një video pranë një vajze misterioze
Reperi i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur për publikun si Stresi, ka ngjallur një valë reagimesh në rrjetet sociale pas publikimit të një videoje në InstaStory. Në pamjet e postuara, ai shihet në praninë e një vajze të panjohur për publikun shqiptar, me të cilën duket se ka një afërsi të veçantë. Në video,…

ShowBiz
Reperi i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur për publikun si Stresi, ka ngjallur një valë reagimesh në rrjetet sociale pas publikimit të një videoje në InstaStory.
Në pamjet e postuara, ai shihet në praninë e një vajze të panjohur për publikun shqiptar, me të cilën duket se ka një afërsi të veçantë.
Në video, vajza – e cila nuk duket të jetë shqiptare – shfaqet pas reperit, duke i dhënë një puthje.
Gesti i saj është i përzemërt dhe shoqërohet me një atmosferë intime, që ka bërë ndjekësit të nisin menjëherë aludimet: a bëhet fjalë për një romancë të re në jetën e Stresit?.