Tragjedi e rëndë në Istog: Një vajzë e mitur humb jetën në pishinë familjare

Një tragjedi ka ndodhur në fshatin Zallq të Komunës së Istogut, ku një vajzë e mitur është mbytur në një pishinë familjare. Sipas raportimit të Fadil Gashit, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, rreth orës 19:40 policia është njoftuar për këtë rast të rëndë. Viktima është dërguar urgjentisht në Qendrën e Mjekësisë…

Lajme

05/07/2025 21:41

Një tragjedi ka ndodhur në fshatin Zallq të Komunës së Istogut, ku një vajzë e mitur është mbytur në një pishinë familjare.

Sipas raportimit të Fadil Gashit, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, rreth orës 19:40 policia është njoftuar për këtë rast të rëndë. Viktima është dërguar urgjentisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare, ku mjekët konfirmuan se ajo ka arritur pa shenja jete.

“Rreth orës 19:40, policia është njoftuar për një rast në fshatin Zallq të Komunës së Istogut. Një fëmijë e gjinisë femërore është mbytur në një pishinë familjare. Është dërguar urgjentisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare. Sipas mjekëve, viktima ka arritur pa shenja jete”, ka thënë Gashi për lajmi.net

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe policia po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat e këtij aksidenti tragjik./lajmi.net/