Dështimi numër 42 – Vetëm 39 vota pro ishin për themelimin e komisionit për votim të fshehtë

Për herë të 42-të ka dështuar të konstituohet Kuvendi i Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje insistoi përsëri në votimin e fshehtë, por që nuk u përkrahë nga partitë tjera. Propozimi i VV-së kësaj radhe mori vetë 39 vota, transmeton lajmi.net Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu kërkoi që të respektohet Kushtetuta kur e mori fjalën dhe pastaj iu…

Lajme

05/07/2025 20:33

Për herë të 42-të ka dështuar të konstituohet Kuvendi i Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje insistoi përsëri në votimin e fshehtë, por që nuk u përkrahë nga partitë tjera.

Propozimi i VV-së kësaj radhe mori vetë 39 vota, transmeton lajmi.net

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu kërkoi që të respektohet Kushtetuta kur e mori fjalën dhe pastaj iu ndalu fjala nga udhëheqësi i seancës, Avni Dehari.

“Kërkoj në emër të PDK-së, që ky kuvend dhe kjo seancë të kthehet në rendin e ditës, të respektohet Kushtetuta e Kosovës.”, tha Ganimete Musliu.

Në emër të LDK-së foli deputetja Jehona Lushaku Sadriu.

“Ne emër të LDK-së, kemi një propozim të vetëm që të respektohet Kushtetuta”, tha deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, para se t’i ndalohet fjala.

Seanca e radhës do të mbahet të hënën në ora 11./lajmi.net/