Zveçan: Qytetari hynë i dehur në dyqan dhe kërcënon, policia po e pret deri të këndellet që ta intervistoj
Një qytetar në fshatin Zhvernoicë të Zveçanit është arrestuar dje në ora 17:00. Kjo pasi ai kishte hyrë i dehur në një dyqan dhe e kishte kërcënuar një person që t’i jepte gjëra të ndryshme, shkruan lajmi.net Në raportin 24 orësh shkruhet se policia po e pret që të këndellet i dyshuari dhe pastaj ta…

Lajme
Një qytetar në fshatin Zhvernoicë të Zveçanit është arrestuar dje në ora 17:00.
Kjo pasi ai kishte hyrë i dehur në një dyqan dhe e kishte kërcënuar një person që t’i jepte gjëra të ndryshme, shkruan lajmi.net
Në raportin 24 orësh shkruhet se policia po e pret që të këndellet i dyshuari dhe pastaj ta intervistoj.
Raporti i plotë:
KANOSJE
Fsh. Zherovnicë, Zveçan / 19.06.2025 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi i njëjti në gjendje të dehur dyshohet se ka hyrë në dyqanin e ankuesit kosovar dhe ka kërkuar që t’i jap gjëra të ndryshme duke e kanosur. Njësitet policore janë duke hetuar rastin, ndërsa në konsultim me prokurorin i dyshuari pasi të këndellet do të intervistohet dhe pastaj lirohet në procedurë të rregullt./lajmi.net/