Digjen mbi tre hektarë pisha në parkun e Sllatinës, shkak pakujdesia e një qytetari
Mbi tre hektarë me pisha janë djegur nga një zjarr që ka kapluar për më shumë se 24 orë Parkun e Pishave në Sllatinë. Krejt kjo si pasojë e flakëve që u përhapën nga pakujdesia e një qytetari. Kështu ka konfirmuar drejtori i zjarrfikësve, Malë Gashi. Gashi tha se kanë angazhuar ekipe shtesë për shkak…

Lajme
Mbi tre hektarë me pisha janë djegur nga një zjarr që ka kapluar për më shumë se 24 orë Parkun e Pishave në Sllatinë.
Krejt kjo si pasojë e flakëve që u përhapën nga pakujdesia e një qytetari.
Kështu ka konfirmuar drejtori i zjarrfikësve, Malë Gashi.
Gashi tha se kanë angazhuar ekipe shtesë për shkak të sipërfaqes së madhe që është përfshirë nga zjarri.
“Po, në ora 09:30 është pranuar informata për zjarr në Parkun e pishave në Sllatinë. Ekipi i zjarrfikësve ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ishte e përfshirë nja sipërfaqe e madhe nga zjarri. Kemi angazhuar personel shtesë pra 10 persona”, tha Gashi.
Derisa mbikëqyrësi i parkut, Agim Shishani, tha se zjarri është nën kontroll nga zjarrfikësit e Fushë-Kosovës, që ujin po e bartin me shpinore.
Ndërkohë, janë kontaktuar edhe ekipet e zjarrfikësve nga komunat e tjera për të qëndruar në gatishmëri nëse do të ketë shpërthim të madh të flakëve.