Hamza reagon pas tragjedisë në Malishevë: Ngushëllime për familjen Berisha
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Berisha, pas tragjedisë së rëndë që ndodhi në Malishevë, ku si pasojë e një zjarri në banesë humbën jetën babai dhe dy fëmijët. Në mesazhin e tij të ngushëllimit, Hamza e ka cilësuar këtë ngjarje si një dhimbje të madhe…
Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Berisha, pas tragjedisë së rëndë që ndodhi në Malishevë, ku si pasojë e një zjarri në banesë humbën jetën babai dhe dy fëmijët.
Në mesazhin e tij të ngushëllimit, Hamza e ka cilësuar këtë ngjarje si një dhimbje të madhe jo vetëm për familjen, por edhe për gjithë shoqërinë, shkruan lajmi.net.
“Me dhembje të thellë mora lajmin për këtë tragjedi të rëndë që ka goditur familjen Berisha. Humbja e babait dhe dy fëmijëve është një dhimbje e madhe dhe e papërshkrueshme për çdo familje dhe për mbarë shoqërinë tonë”, ka theksuar ai.
Ai ka shprehur mbështetjen dhe solidaritetin me familjen Berisha, duke uruar që të gjejnë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë.
“Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Berisha, të afërmit dhe miqtë e tyre. Ndajmë dhimbjen me ju dhe lutemi që të gjeni forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë”, thuhet në mesazhin e Hamzës. /Lajmi.net/