Trupat e tre viktimave nga Malisheve dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore
Ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) ka arritur në Qendrën e Urgjencës në Malishevë, ku ka bërë tërheqjen e viktimave pas rastit tragjik që ndodhi sot në Malishevë ku nga zjarri humbën jetën tre persona, babai me dy fëmijë të tij. Shkak i zjarrit dyshohet se ishte një bombolë e gazit në banesë. Policia…
Lajme
Ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) ka arritur në Qendrën e Urgjencës në Malishevë, ku ka bërë tërheqjen e viktimave pas rastit tragjik që ndodhi sot në Malishevë ku nga zjarri humbën jetën tre persona, babai me dy fëmijë të tij.
Shkak i zjarrit dyshohet se ishte një bombolë e gazit në banesë.
Policia tha se babai ishte 35-vjeçar, ndërsa dy fëmijët e tij të moshës 9 dhe 12 vjeç.
Autoritetet kompetente thanë se janë duke punuar intensivisht për zbardhjen e plotë të rastit.