Limaj shpreson se Kuvendi do të ofrohet shumë shpejtë: Ne kemi ofruar zgjidhje por kjo nuk varet vetëm nga ne

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj është deklaruar edhe pas dështimit të 26-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Ai ka thënë se tani po afrohet koha dhe shpreson që shumë shpejtë Kosova do t’i ketë institucionet e veta, shkruan lajmi.net. ‘Secili subjekt politik e ka një agjendë të vetën për t’i shëruar alternativat e ndryshme.…

Lajme

04/06/2025 11:41

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj është deklaruar edhe pas dështimit të 26-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se tani po afrohet koha dhe shpreson që shumë shpejtë Kosova do t’i ketë institucionet e veta, shkruan lajmi.net.

‘Secili subjekt politik e ka një agjendë të vetën për t’i shëruar alternativat e ndryshme. Ajo që është e qartë është se duhet të ketë një marrëveshje politike që do t’i jep Kosovës institucionet edhe ne Parlament edhe në Qeveri. Besoj që secili subjekt politik e ka përgjegjësinë e vet, ne si Nismë në respekt të qytetarëve, të votuesve kemi ofruar një mundësi mbi bazën e mundësive tona. Ideja është për të qenë të përgjegjshëm, për të dhënë kontributin tonë për të dal nga kjo krizë dhe sa më shpejtë Kosova të ketë institucionet tjera. Jam i bindur që shumë shpejtë vendi ynë do t’i ketë institucionet e veta”, ka thënë Limaj.

Ai ka folur në lidhje me takimet me Kurtin të cilat ka thënë se ka ndodhur dhe do të ndodhin.

Në lidhje me ftesën e Osmanit për takimin sot, ai ka thënë se është lajm i mirë pasi që është përpjekje për të gjetur zgjidhje.

Në lidhje me qëndrimet e tyre, ai ka thënë se janë të njëjta.

“Nisma është e gatshme me dhënë kontributin e vetë, me qenë e përgjegjshme, me ofru zgjidhje. Ne si parti politike jemi pozicionuar, kemi dëshirë të japim një zgjidhje që të dalim nga kjo krizë. A do të jetë kjo zgjidhje përfundimtare nuk varet vetëm nga ne por edhe nga të tjerët”, ka thënë Limaj. /Lajmi.net/