Tentimi numër 21 për të konstituar Kuvendin, askush s’po lëshon pe
Nesër deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për herë të 21-të për ta konstituar Kuvendin. Në ora 11:00 është rezervuar të filloi seanca, shkruan lajmi.net Tash e disa javë, VV as nuk po propozon kandidat për kryetar të Kuvendit. Procesi tash është bllokuar në votimin për procedurë të votimit të fshehtë. Partitë opozitare…

Lajme
Nesër deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për herë të 21-të për ta konstituar Kuvendin.
Në ora 11:00 është rezervuar të filloi seanca, shkruan lajmi.net
Tash e disa javë, VV as nuk po propozon kandidat për kryetar të Kuvendit. Procesi tash është bllokuar në votimin për procedurë të votimit të fshehtë.
Partitë opozitare janë kundër kësaj metode dhe po i kërkojnë nga VV që të heq dorë nga kandidimi i Albulena Haxhiut dhe ta propozoj dikë më të pranueshëm.
Nga VV thonë se opozita po e bllokon konstituimin e Kuvendit dhe se atyre iu takon se kë ta kandidojnë.
Edhe nesër pritet që të përsëritet episodi i njëjtë, pasi asnjëra nga partitë nuk ka dhënë sinjal të ndryshimit të pozicionit./lajmi.net/