Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj një personi për përgatitje të vrasjes së rëndë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet E.H., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Përgatitja e veprës penale Vrasje e Rëndë”. Sipas njoftimit të Prokurorisë, aktakuza është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, raporton lajmi.net Në aktakuzë thuhet se E.H. dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme…

Lajme

25/06/2026 15:09

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet E.H., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Përgatitja e veprës penale Vrasje e Rëndë”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, aktakuza është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, raporton lajmi.net

Në aktakuzë thuhet se E.H. dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme me të dëmtuarin M.D., kishte planifikuar privimin e tij nga jeta.

Sipas pretendimeve të organit të akuzës, i pandehuri kishte ndërmarrë veprime konkrete për realizimin e planit, duke përfshirë marrëveshje për shpërblim financiar, koordinim lidhur me kohën, vendin dhe mënyrën e kryerjes së veprës, si dhe sigurimin e armës që do të përdorej.

Prokurori i rastit i ka propozuar gjykatës që, pas zhvillimit të procesit gjyqësor dhe administrimit të provave, i pandehuri të shpallet fajtor dhe ndaj tij të shqiptohen sanksionet e parapara me legjislacionin në fuqi./Lajmi.net/