Neymar zbulon arysen se pse “derdhi disa lot” në dhomën e zhveshjes
Pas rikthimit të tij në skuadër pas një pushimi prej 981 ditësh, Neymari bëri të ditur se shkoi në dhomën e zhveshjes dhe derdhi disa lot i vetëm. 34-vjeçari u paraqit për herë të fundit me Brazilin në vitin 2023. Kur pësoi një dëmtim të rëndë në gju në tetor të atij viti dhe që…
Sport
Pas rikthimit të tij në skuadër pas një pushimi prej 981 ditësh, Neymari bëri të ditur se shkoi në dhomën e zhveshjes dhe derdhi disa lot i vetëm.
34-vjeçari u paraqit për herë të fundit me Brazilin në vitin 2023. Kur pësoi një dëmtim të rëndë në gju në tetor të atij viti dhe që atëherë ka luftuar për të ruajtur formën e tij, derisa ishte në dyshime për t’u përfshirë në skuadrën e Brazilit për Kupën e Botës.
Në muajin e kaluar, pësoi edhe një dëmtim në pulpë që e la jashtë dy ndeshjeve të para të Brazilit në turne. Megjithatë, ai u rikthye në kombëtare kundër Skocisë.
Pasi përfunduan të parët në Grupin C, me ndeshjen ndaj Skocisë, braziliani zbuloi se derdhi disa lot në dhomën e zhveshjes pas rikthimit në kombëtare.
“Shkova në dhomën e zhveshjes, krejt i vetëm, dhe derdha disa lot. Është një lehtësim i jashtëzakonshëm të rijetoj të gjitha këto. Është një moment mirënjohjeje. Falënderoj Zotin që munda ta përjetoj përsëri këtë”, bëri të ditur Neymari.
Ndër të tjerash, ai shprehu emocionet për rikthimin e tij në Botëror.
“Kisha qenë larg për një kohë të gjatë, kështu që tani është një ekip tjetër, e shoh me sy të rinj. Por jam shumë i lumtur që kam mundur të kthehem dhe të luaj në një Kupë Bote dhe të mbroj ekipin kombëtar brazilian pas kaq shumë vitesh”, përfundoi Neymari.
Me 79 gola, Neymar tani është paraqitur në katër Kupa Bote, me tetë gola dhe katër asiste në turne që nga viti 2014.