SHBA po ndihmon me operacionet e kërkim-shpëtimit dhe me imazhe ajrore pas tërmeteve në Venezuelë

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha sot se ka qenë në kontakt me ushtruesen e detyrës së presidentes së Venezuelës, Delcy Rodriguez, dhe se SHBA-ja ka dislokuar “ekipe kërkim-shpëtimi” pas tërmetit me magnitudë 7.5 që tronditi vendin, shkruan CNN. “Tashmë po dislokojmë ekipe kërkim-shpëtimi nga Qarku Fairfax, në Virxhinia, dhe nga Los Anxhelesi. Do…

Bota

25/06/2026 13:56

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha sot se ka qenë në kontakt me ushtruesen e detyrës së presidentes së Venezuelës, Delcy Rodriguez, dhe se SHBA-ja ka dislokuar “ekipe kërkim-shpëtimi” pas tërmetit me magnitudë 7.5 që tronditi vendin, shkruan CNN.

“Tashmë po dislokojmë ekipe kërkim-shpëtimi nga Qarku Fairfax, në Virxhinia, dhe nga Los Anxhelesi. Do të ketë edhe disa të tjerë që do t’i shtojmë”, u tha Rubio gazetarëve. “Nevoja e tyre më urgjente tani janë përpjekjet e kërkim-shpëtimit”.

Rubio gjithashtu bëri të ditur se, meqenëse aeroporti i Venezuelës është “dëmtuar rëndë”, Departamenti amerikan i Mbrojtjes do të “dislokojë mjete dhe kapacitete atje”. Ai shtoi se qeveria do të ofrojë ndihmë me “imazhe ajrore” për të vlerësuar dëmet, veçanërisht në zonat bregdetare.

“Kemi një përgjigje të koordinuar nga e gjithë qeveria”, tha Rubio. “Do të jetë e madhe. Do të jetë e shpejtë dhe do të jetë efektive”.

Sekretari tha se shumë vende kanë ofruar ndihmë, përfshirë Katarin, El Salvadorin dhe Kilin.