“O, më bie telefoni…”, Trump shpërqendrohet nga dy telefonata gjatë konferencës
Gjatë një konference në Zyrën Ovale për energjinë bërthamore, presidentit Donald Trump i ra telefoni dy herë, duke tërhequr vëmendje më shumë sesa temat që po diskutonte. “O, më bie telefoni, nuk ju pengon, apo?” tha ai me të qeshur, teksa e hapi thirrjen. “Është vetëm një kongresmen”, shtoi më pas duke e vendosur telefonin…

Bota
Gjatë një konference në Zyrën Ovale për energjinë bërthamore, presidentit Donald Trump i ra telefoni dy herë, duke tërhequr vëmendje më shumë sesa temat që po diskutonte. “O, më bie telefoni, nuk ju pengon, apo?” tha ai me të qeshur, teksa e hapi thirrjen.
“Është vetëm një kongresmen”, shtoi më pas duke e vendosur telefonin në tavolinë. Pas pak, telefoni ra sërish: “Tani është një tjetër kongresmen”, tha sërish me buzëqeshje. Nuk u bë e ditur kush po e telefononte.
Trump shpesh herë është në vëmendje për mungesën e njohurive teknologjike. Ai nuk përdor email, mesazhe, apo kompjuter personal. Avokatja e tij në një proces gjyqësor më 2022 deklaroi se Trump nuk përdor mjete digjitale për komunikim. Edhe gjatë një vizite me Elon Musk, kur u ul në një makinë Tesla, u shpreh: “Gjithçka është kompjuter”.