Kusari-Lila: Kurti ka marrë ftesë nga Presidentja, besoj se përgjigja do të jetë pozitive

Ka përfunduar edhe seanca e 15-të konstituive e Kuvendit të Kosovës, ku të pranishëm ishin 115-të deputetë. Nuk kishte kuorum për zgjedhjen e anëtarëve të komisionit për votim të fshehtë dhe kështu kryesuesi Avni Dehari njoftoi se seanca e radhës zhvillohet më 15 maj në ora 10:30. Pas seancë foli edhe deputetja e LVV-së Mimoz…

Lajme

13/05/2025 11:03

Ka përfunduar edhe seanca e 15-të konstituive e Kuvendit të Kosovës, ku të pranishëm ishin 115-të deputetë.

Nuk kishte kuorum për zgjedhjen e anëtarëve të komisionit për votim të fshehtë dhe kështu kryesuesi Avni Dehari njoftoi se seanca e radhës zhvillohet më 15 maj në ora 10:30.

Pas seancë foli edhe deputetja e LVV-së Mimoz aKusari -Lila ku tha se jashtë ndërtesë së Kuvendit po bëhen përpjekje të kota si ato të LDK-së për të ndikuar tek tërheqja e vendimit të ZRRE-së.

“Po shihet se derisa po vazhdon kjo përpjekje për çdo 48 orë në anën tjetër po vazhdojnë dis përpjekjet jashtë kësaj ndërtese me mandatë të deputetëve të kota të pasuksesshme për të ndërhyrë në procese në të cilat shumë thjeshtë mund të kanalizoheshin dhe merrej vendimmarrja e mirëfillt brenda Kuvendit të konstituar, siç e pamë me përpjekjen e dështuar të LDK-së për të ndikuar tek tërheqja e vendimit të zyrës së rregullatorit për Energji, një përpjekje që është për keqardhje, kur dikush me gjithë atë përvoje në legjislativ dhe ekzekutiv nuk e kupton saktë ose nuk e ka të qartë vendimmarrjen e një organi të pavarur ose Rregullatorit të Energjisë, kjo është për fatkeqësi jo vetëm për formën se si po zhvillohet dinamika e vendimmarrjes jashtë Kuvendit por edhe për vendimmarrjen për brenda për mosmarrjen e këtyre prative ne proces të votimit”, tha Kusari-Lila.

Kusari-Lila gjithashtu tha tha se kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti e ka pranuar ftesën e presidentes dhe se beson që përgjigja do të jetë pozitive.

“Po, kryeministri Kurti kryetari i LVV-së ka marrë ftesën dhe besoj se përgjigja është pozitive për pjesëmarrje në takim, nënkuptohet që takimi ka të bëjë me konstituimin e Kuvendit, për arsye se nuk mundet që Zyra e Presidentes të përdoret për marrëveshje politike – këto bëhen mes grupeve politike apo partive politike, por do të diskutohet ky proces këtu që po dështon me mungesë pjesëmarrje në votim të një numri të konsiderueshëm të deputetëve dhe normalisht në hapat tutje”, tha Kusari-Lila.

Kështu me 56 vota pro, 1 kundër dhe asnjë abstenim, sërish nuk kishte korum dhe kryesuesi Avni Dehari vendosi që seanca të shtyhet.

Për dështimin e 15-të edhe disa krerë të partive opozitare njoftuan paraprakisht, pasi që sipas tyre, grupi me 48 ulëse të siguruara të Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka numra të siguruara për vazhdimin tutje./Lajmi.net/