PDK kërkon përfshirjen e presidentes për ta kaluar ngërçin në Kuvend: Një tryezë gjithëpërfshirëse, mund të jetë hapi i duhur
Nesër tre muaj nga dita e zgjedhjeve të 9 shkurtit që si parti e parë doli Lëvizja Vetëvendosje, pasuar me PDK-në dhe LDK-në e që deri më sot ku janë mbajtur 12 seanca konstituive, Kosova ende nuk ka formuar institucionet e reja. Lëvizja Vetëvendosje pas seancës së betimit të deputetëve ka propozuar Albulena Haxhiun për…

Lajme
Nesër tre muaj nga dita e zgjedhjeve të 9 shkurtit që si parti e parë doli Lëvizja Vetëvendosje, pasuar me PDK-në dhe LDK-në e që deri më sot ku janë mbajtur 12 seanca konstituive, Kosova ende nuk ka formuar institucionet e reja.
Lëvizja Vetëvendosje pas seancës së betimit të deputetëve ka propozuar Albulena Haxhiun për Kryetare të Kuvendit, kjo pasi sipas tyre është gruaja më e votuar në vend dhe ka një përvojë disa vjeçare në punën e parlamentit. Por Haxhiu nuk u pranua dhe assesi nuk po shihet si meritore për postin e kryekuvendares, nga tri partitë tjera të mëdha në vend.
Këtë bllokadë dhe këtë ngërç institucional e ka komentuar për Lajmi.net deputetja e zgjedhur e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ku tha se PDK është e bindur se zgjidhja më e mirë për vendin është formimi i një qeverie të re nga partitë që mandatin e kaluar kanë qenë në opozitë.
“Presidentja e Republikës, si institucion mbi-partiak mund të ndërmarrë hapat e nevojshëm për thirrjen e një takimi me të gjitha subjektet politike parlamentare. Një tryezë gjithëpërfshirëse, mund të jetë hapi i duhur për gjetjen e rrugëdaljes nga kriza institucionale”, u shpreh Deliu-Kodra.
“Vendi ndodhet në një krizë të thellë institucionale, si pasojë e sjelljes së papërgjegjshme politike të koalicionit që ka dalë i pari në zgjedhje, por i cili në mungesë të shumicës parlamentare po vazhdon ta mbajë peng Kosovën. Në këtë situatë do te duhej angazhim serioz për te dalë nga kjo zgjidhje. Druaj që edhe nesër situata do te jetë e njëjtë.
Seanca e 13-të konsultative mbahet nesër me 9 maj 2025 nga ora 10:00, dhe nëse do të votohet kryekuvendarja hapet rruga për formimin e Qeverisë.
Vetëvendosje po vazhdon ta përdorë të drejtën për propozim si parti e parë e dalë nga zgjedhjet, derisa nga partitë e tjera kërkohet që të hapet rrugë e t’i jepet zgjidhje kësaj situate./Lajmi.net/