Të shtëna me armë zjarri në Kaçanik- 35 vjeçari shoqërohet në stacion policor
Të shtëna me armë zjarri raportohet të ketë pasur mbrëmë në fshatin Begrac të Kaçanikut. Policia e Kosovës ka njoftuar se zyrtarët policorë gjatë patrullimit në këtë fshat kanë dëgjuar të shtëna armësh nga një aheng familjar. Në vendngjarje është identifikuar personi F. S., 35 vjeç, i cili ka pranuar se kishte shtënë me armë…

Lajme
Të shtëna me armë zjarri raportohet të ketë pasur mbrëmë në fshatin Begrac të Kaçanikut.
Policia e Kosovës ka njoftuar se zyrtarët policorë gjatë patrullimit në këtë fshat kanë dëgjuar të shtëna armësh nga një aheng familjar.
Në vendngjarje është identifikuar personi F. S., 35 vjeç, i cili ka pranuar se kishte shtënë me armë zjarri, të cilën e kishte me leje.
Me këtë rast, policia ka njoftuat se arma është konfiskuar (pa municion) kurse i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor për intervistim nga njësia e hetimeve.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka udhëzuar të iniciohet rasti për veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Pas intervistimit, personi është liruar, ndërsa rasti do të procedohet në mënyrë të rregullt./Lajmi.net/