Një person kanos me kallash një gjyqtare në Banjë të Pejës – I dyshuari në arrati

Një person i cili ishte në cilësinë e palës në procedurë, sot gjatë një seance civile në Banjë të Pejës, ka kanosur me kallash gjyqtaren dhe të gjitha palët aty. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi. Ai ka thënë se i dyshuari është në arrati dhe po kërkohet nga…

Lajme

30/04/2025 18:59

Një person i cili ishte në cilësinë e palës në procedurë, sot gjatë një seance civile në Banjë të Pejës, ka kanosur me kallash gjyqtaren dhe të gjitha palët aty.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Ai ka thënë se i dyshuari është në arrati dhe po kërkohet nga Policia.

“Në Banjë të Pejës gjatë një seance civile, kanë qenë të pranishëm gjitha palët si dhe gjyqtarja. Njëra palë ka dalë me kallash dhe e ka kanosur gjitha palët, përfshirë edhe gjyqtaren. I njëjti është arratisur nga vendi i ngjarjes, i është bastisur shtëpia me autorizim të prokurorit dhe për momentin është në kërkim nga policia e Kosovës për t’u arrestuar”, ka thënë Nikçi.