Tjetër ndryshim i madh pritet të ndodh në Ligën e Kampionëve

UEFA duket se do të sjellë ndryshime të shumta në garat e saj, por natyrisht që vëmendja më e madhe do të jetë Liga e Kampionëve. Sipas gazetës spanjolle “Marca”, me ndryshimet e reja pritet që prioritet absolut do t’u jepet skuadrave që mund të përfundojnë në tetë më të mirat në fazën e ligës…

Sport

24/04/2025 16:16

UEFA duket se do të sjellë ndryshime të shumta në garat e saj, por natyrisht që vëmendja më e madhe do të jetë Liga e Kampionëve.

Sipas gazetës spanjolle “Marca”, me ndryshimet e reja pritet që prioritet absolut do t’u jepet skuadrave që mund të përfundojnë në tetë më të mirat në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve të vitit të ardhshëm.

Kjo është ideja që mbajnë drejtuesit e UEFA-s, duke i dhënë rëndësi edhe më të madhe atyre që dallohen mes 36 skuadrave pjesëmarrëse. Tetë skuadrat e para aktualisht janë duke u konsideruar dhe janë afër miratimit për të pasur prioritet kur bëhet fjalë për të luajtur në shtëpi ndeshjen e dytë të raundeve kualifikuese.

UEFA mburret me Ligën e Kampionëve dhe formatin e saj të ri, por kjo nuk është pengesë UEFA-n që të përpiqet të përmirësohet, ose më mirë, të shtojë prekje të vogla në atë që konsiderohet një ndryshim më shumë se pozitiv. Drejtuesit e saj kanë shqyrtuar opinionet e të gjithë futbollistëve për këtë ndryshim të papritur, që nënkuptonte fundin e fazës së grupeve dhe ardhjen e një lige virtuale.

Në konsultimet e bëra, midis të gjitha sugjerimeve të bëra kishte një emërues të përbashkët: mungesën e avantazhit të asaj që u bë në fazën fillestare, pra në ato tetë ndeshje që përcaktuan radhën e kualifikimit të skuadrave.

Duhet mbajtur mend se avantazhi i vetëm i fituar nga kualifikimi në tetëshen e parë ishte mundësia për të luajtur ndeshjen e dytë në shtëpi në fazën e 16-të , diçka që konsiderohet e pamjaftueshme. Tashmë janë ngritur disa zëra dhe besojnë se do të ishte mirë që ky avantazh të ruhej deri në raundin e parafundit, pra deri në gjysmëfinale. UEFA është duke e studiuar dhe është shumë afër miratimit të këtij rregulli, transmeton KosovaPress.

Nëse çerekfinalet do të plotësoheshin nga tetë më të mirat, radha e renditjes do të respektohej kur të vendosej stadiumi ku do të luheshin ndeshjet e para dhe të dyta të çdo ballafaqimi. Për momentin, ata nuk po mendojnë për ndonjë ndryshim të mëtejshëm në një kompeticion që ka parë rritjen e audiencës për shkak të ndryshimit të formatit.

KosovaPress