Aksioni i mbrëmshëm në Prishtinë, policia konfiskoi rreth 5 kilogramë narkotikë
Një aksion anti-drogë është zhvilluar mbrëmë në rajonin e Prishtinës. Me këtë rast, Policia e Kosovës ka arritur që të arrestojë tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar edhe disa kilogramë narkotikë. “4kg e 943.27 gram kokainë, dy armë me 49 fishekë, dy vetura, tre telefona,…
Lajme
Një aksion anti-drogë është zhvilluar mbrëmë në rajonin e Prishtinës.
Me këtë rast, Policia e Kosovës ka arritur që të arrestojë tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar edhe disa kilogramë narkotikë.
“4kg e 943.27 gram kokainë, dy armë me 49 fishekë, dy vetura, tre telefona, 4000 €”,janë konfiskuar në këtë rast, transmeton lajmi.net.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Lajmi.net/