Vdes në moshën 81-vjeçare akademiku Salih Gashi
Ka vdekur akademiku Salih Gashi, profesor i Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore të Universitetit Prishtinës. Gashi vdiq më 21.04.2025 në moshën 81-vjeçare. Në respekt të jetës dhe të veprës së tij më 23.04.2025 në orën 10:00 në ambientet e Akademisë së Shkencës dhe Arteve do të mbahet mbledhje përkujtimore dhe më pas deri në orën 11:30…

Lajme
Ka vdekur akademiku Salih Gashi, profesor i Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore të Universitetit Prishtinës.
Gashi vdiq më 21.04.2025 në moshën 81-vjeçare.
Në respekt të jetës dhe të veprës së tij më 23.04.2025 në orën 10:00 në ambientet e Akademisë së Shkencës dhe Arteve do të mbahet mbledhje përkujtimore dhe më pas deri në orën 11:30 do të bëhen homazhe.
Varrimi i Gashit do të bëhet më 23.04.2025 në orën 16:30, në varrezat e Baranit të Ulët.
Kryesia e ASHAK-ut ka shprehur ngushëllime të thella familjes, profesorëve të Universitetit të Prishtinës dhe kolegëve të tij të Akademisë.