Picula: Serbia është në një gjendje të pashpallur të jashtëzakonshme
Raportuesi Special i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula, tha se Serbia është në një gjendje të pashpallur të jashtëzakonshme. Kjo gjendje, sipas tij, vjen pas protestave të javës së kaluar, ngjarjeve trazuese në qytetet serbe në ditët e fundit dhe së fundi, informacioneve se një djalë 18-vjeçar i plagosur nga mburoja e betontë në…

Lajme
Raportuesi Special i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula, tha se Serbia është në një gjendje të pashpallur të jashtëzakonshme.
Kjo gjendje, sipas tij, vjen pas protestave të javës së kaluar, ngjarjeve trazuese në qytetet serbe në ditët e fundit dhe së fundi, informacioneve se një djalë 18-vjeçar i plagosur nga mburoja e betontë në Novi Sad ka vdekur.
“Vdekja e viktimës së 16-të nga Novi Sadi, për mendimin tim, do të ngrejë edhe një herë të gjitha çështjet që shkaktuan protesta masive në Serbi, dhe kjo është përgjegjësi e atyre që shkaktuan tragjedinë. Dhe të gjitha rrugët të çojnë, natyrisht, te dera e autoriteteve, të cilat qartazi kanë dështuar t’i përgjigjen pozitivisht kërkesave të të gjithë atyre që protestuan në rrugët dhe sheshet e Serbisë në muajt e fundit. Mund të themi se Serbia është në gjendje të pashpallur të jashtëzakonshme”, ka vlerësuar Picula për televizionin në gjuhën serbe “Nova”.
Qeveria serbe, dhe ai theksoi veçanërisht presidentin Alleksandar Vuçiq, duhet të gjejë fajtorë specifikë për situatën në vend dhe, sipas Piculas, si shumë herë më parë, “po përpiqet të devijojë fokusin e publikut te armiqtë e jashtëm”.
Picula paralajmëroi gjithashtu se Kroacia duhet të marrë parasysh se ka vende në kufijtë e saj lindorë dhe juglindorë që po kalojnë një periudhë të trazuar.
“Ajo që duhet bërë është që në një farë mënyre të tërhiqet vëmendja e BE-së për faktin se këto janë vende që negociojnë ose do të negociojnë për anëtarësim në BE dhe se kriteret thjesht duhet të merren parasysh dhe negociatat e anëtarësimit janë mekanizmi që duhet të ndikojë më efektivisht në ndryshimet në këto vende”, tha Picula dhe shtoi se Kroacia duhet të insistojë në atë që Brukseli të fasë më qartë për krizën në Serbi dhe në Bosnje e Hercegovinë, dhe që Kroacia të mos jetë e vetmja e veçuar në atë diskutim.