Gruaja e Edi Ramës: S’më mbajti dot vendi atje në Tiranë sot e erdha pranë nënës e gruas së Hashimit- të qoftë i lehtë dheu baca Haxhi

Një delegacion institucional i Shqipërisë erdhi  sotnë Skenderaj për ngushëllime me rastin e vdekjes së Haxhi Thaçit. E bashkë me këtë delegacion e pranishme është edhe bashkëshortja e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, Linda Rama. Gjatë zhvillimit të akademisë përkujtimore për Haxhi Thaçin, Linda Rama mori fjalën ku edhe ngushëlloi familjen. “Erdha këtu për t’i dhënë …

Lajme

18/03/2025 12:39

Një delegacion institucional i Shqipërisë erdhi  sotnë Skenderaj për ngushëllime me rastin e vdekjes së Haxhi Thaçit.

E bashkë me këtë delegacion e pranishme është edhe bashkëshortja e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, Linda Rama.

Gjatë zhvillimit të akademisë përkujtimore për Haxhi Thaçin, Linda Rama mori fjalën ku edhe ngushëlloi familjen.

“Erdha këtu për t’i dhënë  lamtumirën bacës Haxhi, për këtë familje të njehsuar në historinë e Kosovës, falë njërit prej djemve të tij, Hashimit e të vëllazëruar me familjen time përmes Hashimit.K jo është një ditë e trishtuar dhe në këtë ditë të trishtuar jam këtu me ty Nëna Hyrë, jo në këmbë të Edit, por në radhë të parë sepse e di mirë se çfarë do të thotë të jesh prind i një politikani e posaçërisht Nëna e një politikani. E kam përjetuar pranë nënës së Edit e në këtë ditë të trishtuar jam ëme të gjithë familjen tuaj të cilës sot i mungojnë dy burra. E di dhe më mirë se çfarë do të thotë se cfarë është të jesh bashkëshortja e një politikani, e sidomos e një udhëheqësi- aty ku nuk pushojnë erërat e forta e përjetojë çdo ditë”, deklaroi ajo, shkruan lajmi.net.

Rama tha se s’mundi të qëndrojë në Tiranë në një ditë me kaq shumë dhimbje.

“Por çka nuk di dot fare në këtë ditë kaq të trishtuar është se c’do të thotë të kesh fëmijën me pushkë në dorë duke luftuar nëpër male – apo në një vend të largët pa qiell e askush nuk e di për sa kohë. Duhet të jetë një ankth pa mbarim, ndaj nuk më mbajti dot vendi atje në Tiranë e desha të jem sot këtu pranë gruas dhe nënës së Hashimi”.

“Nënës dhe gruas së komandantit siç e quajmë edhe në shtëpi. Nuk besoj se një mungesë mund të jetë dot herë kaq e madhe sa prania në ditët si kjo. Dhe prandaj kjo rrezaton shumë përtej këtyre mureve, si këmban kujtese për dhjetëra mijëra grave e burrave të kësaj toke, e sakrificën e popullit të Kosovës për të paguar çmimin e lirisë. Të qoftë i lehtë dheu baca Haxhi”./Lajmi.net/