E rëndë- përpos 23 vjeçares, vdes edhe vajza tjetër nga aksidenti i sotëm në fshatin Domoroc
Një vet aksident u raportua të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Domoroc- Hodonoc të komunës së Ranillugut. Nga ky aksident humbi jetën një grua, 23 vjeçare e cila ishte drejtuese e automjetit. E për në urgjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit ishin nisur edhe dy pasagjerë të tjerë që të dy në gjendje…

Lajme
Një vet aksident u raportua të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Domoroc- Hodonoc të komunës së Ranillugut.
Nga ky aksident humbi jetën një grua, 23 vjeçare e cila ishte drejtuese e automjetit.
E për në urgjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit ishin nisur edhe dy pasagjerë të tjerë që të dy në gjendje të rëndë shëndetësore.
Por tashmë është konfirmuar se edhe njëra nga pasagjerët ka ndërruar jetë.
Kjo është bërë e ditur nga drejtori i Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini.
“Një prej personave që janë aksidentuar nuk e kanë sjellë në spital. Sipas të gjitha gjasave është e vdekur në vend. Një tjetër që e kanë nisur për në spital e kanë sjellë pa shenja jete, po besoj gjatë rrugës ajo ka ndërruar jetë dhe ka pasur lëndime në kokë që sipas të gjitha gjasave ato e kanë shkaktuar vdekjen, por ajo mbetet të verifikohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, deklaroi ai.
Kurse nga Policia e Kosovës në lidhje me aksidentin orë më parë u konfirmua se drejtuesja e automjetit vdiq në vendin e ngjarjes.
“Ju informojmë se rreth orës 10:00 në aksin rrugor të fshatit Domorovc-Hodonovc (Komuna Ranillug) ka ndodhur një vet-aksident trafiku me fatalitet. Në këtë vet aksident ka qenë e involvuar vetura Golf VII me targa 06, ku drejtuesja shtetase e Kosovës (2002) si pasojë lëndimeve ka ndërruar jetë, ndërsa dy pasagjere (të gjinisë femërore) kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në emergjencën e Spitalit në Gjilan”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani./Lajmi.net/