Përfundimi i numërimit të votave, këta do të jenë deputetët e LDK-së

Dje gjatë ditës ka përfunduar numërimi i të gjitha votave, teksa sot pritet të bëhen publike rezultatet ku edhe do të mësohet edhe përbërja e grupeve parlamentare. Nga numërimi i të gjitha votave Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të qëndroj e para në pozitë. Lidhur me këto rezultate Eugen Cakolli nga KDI, përmes një postimi në llogarinë…

Lajme

06/03/2025 10:24

Dje gjatë ditës ka përfunduar numërimi i të gjitha votave, teksa sot pritet të bëhen publike rezultatet ku edhe do të mësohet edhe përbërja e grupeve parlamentare.

Nga numërimi i të gjitha votave Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të qëndroj e para në pozitë.

Lidhur me këto rezultate Eugen Cakolli nga KDI, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka treguar nga secila parti se kush do të jetë pjesë e kësaj legjislature.

Në këto zgjedhje parlamentare të rregullta të mbajtura më 9 shkurt, Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur të sigurojë 20 ulëse në parlamentin e Kosovës.

Pjesë e kësaj liste të cilët siguruan numrin më të lartë të votave janë:

Lumir Abdixhiku-145 mijë e 366 vota.

Doarsa Kica-Xhelili-62 mijë e 699 vota.

Kujtim Shala-58 mijë e 399 vota.

Hykmete Bajrami-53 mijë e 738 vota.

Avdullah Hoti-39 mijë e 749 vota.

Anton Quni-35 mijë e 089 vota.

Lutfi Haziri-33 mijë e 329 vota.

Jehona Lushaku-Sadriu-29 mijë e 456 vota.

Gazmend Muhaxheri-25 mijë e 745 vota.

Armend Zemaj-24 mijë e 737 vota.

Hysen Çekaj-23 mijë e 438 vota.

Imri Ahmeti-22 mijë e 795 vota.

Fadil Hadergjonaj-20 mijë e 961 vota.

Besian Mustafa-20 mijë e 492 vota.

Marigona Geci-20 mijë e 329 vota.

Ekrem Hyseni-20 mijë e 310 vota.

Krenar Xhaferi-18 mijë e 994 vota.

Alban Zogaj-18 mijë e 882 vota.

Serbeze Muçaj -16 mijë e 137 vota.

Arjeta Abazi-12 mijë e 837 vota.

Ndërkaq emra si Arben Gashi, Rrezarta Krasniqi e Valentina Bunjaku nuk arritën të sigurojnë votat e mjaftueshme edhe për një mandat tjetër. /Lajmi.net/