Gjuajti me armë nga shtëpia e tij në Prishtinë, në shtëpi i gjenden armë e antiplumb – Dërgohet në mbajtje për 48 orë i dyshuari

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi që nga shtëpia e tij ka gjuajtur me armë zjarri. Njesitet e specializuara të Policisë së Kosovës, NJSI dhe K-9 kanë intervenuar dhe kanë arrestuar të dyshuarin. Nga kontrolli në shtëpi, i janë gjetur dhe konfiskuar pushkë gjuetie, armë, fishekë, gëzhoja, karikatorë, antiplumb e telefon, shkruan lajmi.net. Nuk…

Lajme

06/03/2025 08:32

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi që nga shtëpia e tij ka gjuajtur me armë zjarri.

Njesitet e specializuara të Policisë së Kosovës, NJSI dhe K-9 kanë intervenuar dhe kanë arrestuar të dyshuarin.

Nga kontrolli në shtëpi, i janë gjetur dhe konfiskuar pushkë gjuetie, armë, fishekë, gëzhoja, karikatorë, antiplumb e telefon, shkruan lajmi.net.

Nuk ka persona të lënduar ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit u dërgua në mbajtje për 48 orë.

“Prishtinë 05.03.2025 – 23:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që nga shtëpia e tij kishte gjuajtur me armë zjarri. Njësitet e specializuara të PK-së NJSI dhe K-9 kanë intervenuar dhe kanë arrestuar personin e dyshuar. Janë kontrolluar shtëpia dhe objektet përcjellëse të personit të dyshuar, janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë gjuetie, një armë e shkurtër pistoletë, 13 fishekë  9 mm,  64 fishekë të pushkës së gjuetisë, 12  gëzhoja 9 mm, dy karikatorë, rrip brezi për fishek, dy antiplumb,  dhe telefon. Nuk raportohet për persona të lënduar. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime”, ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh. /Lajmi.net/