Presidentja Shiroka Pula kërkon zbardhjen e rastit të rëndë në Gjilan

Një tragjedi e rëndë ndodhi pasditen e sotme në fshatin Livoç të Ulët të Gjilanit, ku u vranë dy persona, vëlla dhe motër, rreth 30-vjeçarë. Rreth rastit të rëndë ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula. Ajo tha se askush nuk ka të drejtë t’i ekspozojë gratë ndaj rrezikut, dhunës apo vuajtjes, derisa…

Lajme

09/10/2026 20:13

Një tragjedi e rëndë ndodhi pasditen e sotme në fshatin Livoç të Ulët të Gjilanit, ku u vranë dy persona, vëlla dhe motër, rreth 30-vjeçarë.

Rreth rastit të rëndë ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula.

Ajo tha se askush nuk ka të drejtë t’i ekspozojë gratë ndaj rrezikut, dhunës apo vuajtjes, derisa ftoi organet e drejtësisë që ta hetojnë këtë rast me përkushtim të plotë.

“…Në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj, shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet e viktimave dhe shërim të shpejtë për të plagosurin. Asnjë rrethanë nuk mund ta justifikojë marrjen e jetës së njeriut. Askush nuk ka të drejtë t’i ekspozojë gratë ndaj rrezikut, dhunës apo vuajtjes. Prandaj, ftoj organet e drejtësisë që ta hetojnë këtë rast me përkushtim të plotë, t’i zbardhin të gjitha rrethanat dhe t’i sjellin autorët para drejtësisë…”