Policia arreston 31 vjeçarin në Ferizaj që përndjeki dhe e goditi me veturë ish-bashkëshorten
Policia e Kosovës ka arrestuar 31 vjeçarin e dyshimtë që ndoqi në mënyrë të dhunshme ish-bashkëshorten dhe më pas e goditi me veturë. E njëjta përfundoi me lëndime të rënda trupore. Pas rastit, gruaja u soll në QKUK nga Ferizaj, për trajtim të mëtejshëm. Sipas policisë, rasti ndodhi kur burri e ka ndjekur me veturë…

Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar 31 vjeçarin e dyshimtë që ndoqi në mënyrë të dhunshme ish-bashkëshorten dhe më pas e goditi me veturë.
E njëjta përfundoi me lëndime të rënda trupore.
Pas rastit, gruaja u soll në QKUK nga Ferizaj, për trajtim të mëtejshëm.
Sipas policisë, rasti ndodhi kur burri e ka ndjekur me veturë bashkëshorten e tij dhe derisa dy automjetet ishin në lëvizje, ka shkaktuar përplasje duke e lënduar atë.
Motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, por që Policia ka arritur që të arrestojë të dyshuarin./Lajmi.net/