Krasniqi: Krijimi i logove çdo vit i panevojshëm, mjafton të nderojmë simbolet shtetërore

Dje është zbuluar logo për ditën e pavarësisë së Kosovës, mirëpo krijimi i këtyre logove çdo vit po shihet si i panevojshëm. Kështu mendon analisti Albert Krasniqi i cili thotë se krijimi i logove të reja çdo vit për festimin e Ditës së Pavarësisë është i panevojshëm. Sipas tij në këto raste më tepër vëmendje…

Lajme

13/02/2025 11:35

Dje është zbuluar logo për ditën e pavarësisë së Kosovës, mirëpo krijimi i këtyre logove çdo vit po shihet si i panevojshëm.

Kështu mendon analisti Albert Krasniqi i cili thotë se krijimi i logove të reja çdo vit për festimin e Ditës së Pavarësisë është i panevojshëm.

Sipas tij në këto raste më tepër vëmendje i kushtohet dizajnit të logos sesa vetë festimeve.

“Shpeshherë, më shumë vëmendje i kushtohet dizajnit të logos sesa vetë festimeve”, thotë ai.

Tutje siç thotë Krasniqi logot e veçanta do të kishin kuptim vetëm për përvjetorët jubilarë.

“Logot e veçanta do të kishin kuptim për përvjetorët jubilarë, ndërsa në vitet e tjera mjafton të nderojmë dhe respektojmë simbolet shtetërore”, ka thënë Krasniqi. /Lajmi.net/