Ambasadori gjerman largohet nga “X”, shkak përhapja e gjuhës së urrejtjes dhe dezinformatave
Ambasadori gjerman, Jorn Rohde ka njoftuar se ka mbyllur profilin e tij në platformën “X”. Rohde përmes një video tregoi se arsyet pse po mbyll llogarinë aty është se “X” është degjeneruar në atë shkallë saqë është përmbytur në gjuhë të urrejtjes. “Kam vendosur të shkëputem nga X apo Twitter, siç ishte dikur i njohur…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2024/12/Jorn-Rohde-e1613726041950-780x439-1-750x439-1-1280x720-1.jpg)
Lajme
Ambasadori gjerman, Jorn Rohde ka njoftuar se ka mbyllur profilin e tij në platformën “X”.
Rohde përmes një video tregoi se arsyet pse po mbyll llogarinë aty është se “X” është degjeneruar në atë shkallë saqë është përmbytur në gjuhë të urrejtjes.
“Kam vendosur të shkëputem nga X apo Twitter, siç ishte dikur i njohur për të mirë. Për mua X është degjeneruar në atë shkallë saqë është përmbytur në gjuhë të urrejtjes, dezinformatave dhe teorive konspirative”, ka thënë Rohde në adresimin e tij.
Rohde tha gjithashtu se shumë postime synojnë të minojnë institucionet demokratike dhe shtyhen nga algoritme ku shkëmbimi apo debati i duhur nuk është më i mundur.
“E shoh këtë çdo ditë në profilin tim dhe kam mbaruar me këtë mbingarkesë. Dhe e gjithë kjo po ndodh nën flamurin e rremë të fjalës së lirë. Vazhdoni të bashkoheni me mua dhe qëndroni të lidhur në Bluesky”, ka deklaruar Rohde./Lajmi.net/
Watch my video and learn why I have decided to leave X!
— Ambassador Jörn Rohde (@pristina.diplo.de) 13 February 2025 at 08:53