Voziti 175 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 60km/h, Policia në Gjilan gjobit shoferin
Policia në Gjilan ka njoftuar se ka shqiptuar një gjobë në vlerë prej 500 euro, pesë pikë negative dhe ndalim vozitje 6 muajsh pasi një shofer ka vozitur 175 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 60 km/h. “Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka shqiptuar një gjobë…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2024/09/Policia-1.jpg)
Lajme
Policia në Gjilan ka njoftuar se ka shqiptuar një gjobë në vlerë prej 500 euro, pesë pikë negative dhe ndalim vozitje 6 muajsh pasi një shofer ka vozitur 175 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 60 km/h.
“Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka shqiptuar një gjobë në vlerë prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej gjashtë (6) muaj ndaj kundërvajtësit i cili përmes veturës me pajisje inteligjente është regjistruar duke vozitur me shpejtësinë 175 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë me shenjë të trafikut është 60 km/h.”
Gjatë javës së fundit janë shqiptuar 11 gjoba.
“Po ashtu gjatë javës së fundit janë shqiptuar edhe njëmbëdhjetë (11) gjoba kundërvajtëse dhe masa e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike për njëmbëdhjetë (11) kundërvajtëse të cilët gjatë patrullimit me veturën me pajisje inteligjente janë hasur duke: tejkalim në vijë të plotë, tejkalim i shpejtësisë së kufizuar të lëvizjes e kundërvajtje të tjera të parapara me ligjin për rregullat në trafikun rrugor. Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, uleni shpejtësinë, mos përdorini telefonin gjatë vozitjes, vendosni rripin e sigurimit, keni kujdes ndaj këmbësorëve, mos e neglizhoni sinjalistikën rrugore dhe semaforët. Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët. Ndihmoni në uljen e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës!”