Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e dy personave nga Gjakova. Policia e Kosovës, Sektori Rajonal i Hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë, ka njoftuar se po vazhdon hetimet intensive lidhur me një rast të vrasjes në tentativë, i cili është raportuar më 20.01.2025. Në lidhje me rastin nga…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2025/02/lap.png)
Lajme
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e dy personave nga Gjakova.
Policia e Kosovës, Sektori Rajonal i Hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë, ka njoftuar se po vazhdon hetimet intensive lidhur me një rast të vrasjes në tentativë, i cili është raportuar më 20.01.2025.
Në lidhje me rastin nga Policia kanë thënë se gjatë hetimeve janë identifikuar edhe dy persona të dyshuar, mirëpo, pavarësisht përpjekjeve operative dhe hetimore, nuk është arritur të sigurohet prezenca e tyre.
Derisa me autorizim të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Policia e Kosovës ka bërë publike fotografitë e personave të dyshuar, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e tyre.
Të dyshuarit janë:
Simon (Mark) Tahiri, i lindur më 01.11.1999, banues në fshatin Dol – Gjakovë dhe
Enrik (Kristë) Berisha, i lindur më 20.06.1998, banues në fshatin Jahoc – Gjakovë.
“Policia e Kosovës fton qytetarët që, nëse kanë ndonjë informacion mbi vendndodhjen e personave të kërkuar, të njoftojnë menjëherë policinë përmes stacionit më të afërt policor ose duke kontaktuar në numrat 192 (pa pagesë) dhe 0390310482 (Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë). Çdo informacion do të trajtohet në mënyrë konfidenciale”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/