Përfshihet nga zjarri një depo në Gjilan, policia jep detaje
Një incident i zjarrit ka ndodhur sot në Gjilan, ku u përfshi një depo e një biznesi. Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se nuk raportohet për persona të lënduar. Hashani gjithashtu njoftoi se zjarri është lokalizuar. “Me datën 04.02.2025 rreth orës 08:29…
Lajme
Një incident i zjarrit ka ndodhur sot në Gjilan, ku u përfshi një depo e një biznesi.
Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se nuk raportohet për persona të lënduar.
Hashani gjithashtu njoftoi se zjarri është lokalizuar.
“Me datën 04.02.2025 rreth orës 08:29 nga një qytetar është marrë një informatë për një zjarr në rrugën “Lidhja e Prizrenit” tek një depo biznesi afarist. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet patrulluese, njësiti i hetimeve dhe forenzika e stacionit, zjarrfikësit dhe njësia e KEDS-it. Për momentin zjarri është lokalizuar. Nuk raportohet për persona të lënduar”, deklaroi ai për Lajmi.net.