5 raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit në Prishtinë
Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Prishtinës. Dy nga këto raste ishin në Prishtinë, dy në Obiliq dhe një në Podujevë. Shumë nga të dyshuarit në këto raste veçse janë ndaluar nga zyrtarët policorë. DHUNË NË FAMILJE Podujevë / 02.02.2025 – 12:00.Është arrestuar i dyshuari…
Lajme
Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Prishtinës.
Dy nga këto raste ishin në Prishtinë, dy në Obiliq dhe një në Podujevë.
Shumë nga të dyshuarit në këto raste veçse janë ndaluar nga zyrtarët policorë.
DHUNË NË FAMILJE
- Podujevë / 02.02.2025 – 12:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte kanosur viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
- Prishtinë / 02.02.2025 – 19:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte sulmuar fizikisht dhe ofenduar dy viktimat kosovarë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
- Obiliq / 18.12.2024 – 09:25.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që muaj më parë dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
- Obiliq / 02.02.2025 – 22:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në gjendje të dehur dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Prishtinë / 01.02.2025 – 22:30. Lidhur me rastin është arritur të arrestohet i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/