Një i dehur sulmoi me thikë një person në Deçan, arrestohet i dyshuari dhe i sekuestrohen pistoleta dhe pesë fishekë

Një person në gjendje të dehur në Deçan ka sulmuar me thikë një burrë tjetër. Sipas njoftimit të Policisë, i njëjti kishte nxjerrë edhe një pistoletë e cila bashkë me pesë fishekë janë sekuestruar, shkruan lajmi.net. I dyshuari është dërguar në mbajtje. “Rr. Dëshmoret e Kombit, Deçan / 02.02.2025 – 20:38. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar…

Lajme

03/02/2025 09:12

Një person në gjendje të dehur në Deçan ka sulmuar me thikë një burrë tjetër.

Sipas njoftimit të Policisë, i njëjti kishte nxjerrë edhe një pistoletë e cila bashkë me pesë fishekë janë sekuestruar, shkruan lajmi.net.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. Dëshmoret e Kombit, Deçan / 02.02.2025 – 20:38. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në gjendje të dehur kishte shkuar tek viktima mashkull kosovar dhe e kishte sulmuar me një thikë po ashtu kishte nxjerrë një pistoletë, lidhur me rastin pistoleta me pesë fishek dhe thika janë sekuestruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh. /Lajmi.net/