Detaje nga gjuajtja me armë në Ulpianë, prangosen dy persona-dy të tjerë në arrati
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona, pasi që të njëjtit derisa kanë qenë duke punuar në lokalin e tyre, i ishin kundër përgjigjur të shtënave me armë dy të dyshuarve të cilët janë në arrati. Në njoftimin e Policisë thuhet se në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy armë zjarri pistoleta,…

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona, pasi që të njëjtit derisa kanë qenë duke punuar në lokalin e tyre, i ishin kundër përgjigjur të shtënave me armë dy të dyshuarve të cilët janë në arrati.
Në njoftimin e Policisë thuhet se në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy armë zjarri pistoleta, dy karikator dhe 7 fishekë.
Ndryshe dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar ndërsa dy të tjerë janë në kërkim policor.
Ndërkaq nuk është raportuar për të lënduar nga ky rast.
Njoftimi i plotë:
Rr. Dëshmorët e Kombit, Prishtinë 01.02.2025-20:37. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi qe te njëjtit derisa kane qene duke punuar ne lokalin e tyre, i ishin kundër përgjigjur të shtënave me arme të dy të dyshuarve të cilët janë në arrati. Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy armë zjarri pistoleta, dy karikator dhe 7 fishekë. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar ndërsa dy të tjerë janë në kërkim policor. Nuk raportohet per te lënduar. Rasti ndodhet nën hetime nga njësitet kompetente policore. /Lajmi.net/