Ministri Çeku i quan “qyqana të orkestruar” qytetarët e Skënderajt që penguan sot takimin e VV-së atje

Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku ka reaguar pasi është penguar takimi i organizuar sot i VV-së në Skënderaj. Ai përmes një postimi në Facebook, i ka quajtur “qyqana të orkestruar” qytetarët që e penguan këtë takim. “Disa qyqanë të orkestruar nga partia paskan tentu me e pengu tubimin e Vetëvendosjes në Skënderaj. Për çudi, komuna…

Lajme

27/01/2025 18:49

Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku ka reaguar pasi është penguar takimi i organizuar sot i VV-së në Skënderaj.

Ai përmes një postimi në Facebook, i ka quajtur “qyqana të orkestruar” qytetarët që e penguan këtë takim.
“Disa qyqanë të orkestruar nga partia paskan tentu me e pengu tubimin e Vetëvendosjes në Skënderaj. Për çudi, komuna paralele e Serbisë atje nuk ju bënte fort përshtypje. Harroni që na ndalni. Po thyejm bastione një nga një, cep më cep. Dje në Deçan, sot në Drenicë, e çdo ditë deri në 500 mijë zemrat e 9 shkurtit. Politika primitive nuk kalon”, ka shkruar Çeku. /Lajmi.net/